Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kërkon që financimi i partive politike të bëhet nga buxheti i shtetit.

“Nuk jemi të kënaqur nga ligji ekzistues për financimin e partive politike, kërkojmë zgjedhje ligjore nëpërmjet të cilës partitë politike do të financohen nga buxheti, kjo është rruga më e mirë e prevenimit dhe luftës ndaj korrupsionit”, theksoi deputeti i BDI-së, Artan Grubi, në tribunën e organizuar nga Instituti Nacional Demokratik (NDI), në bashkëpunim me Transparency International – Maqedoni, mbi modalitet e financimit të partive politike.

Grubi vlerëson se kjo çështje duhet të zgjidhet me buxhet, për arsye se do të ndihmojë në transparencë, ndërsa shtoi ai, BDI angazhohet edhe për mbikëqyre se si harxhohen parat e qytetarëve.