BDI: Koncepti ynë do të ngadhnjejë

Konferencë për shtyp e zëdhënësit të SHQZ të BDI, Arbër Ademi
Të nderuar qytetarë,
Të nderuar përfaqësues të mediave!

Marketing

Fillimisht, faleminderit për angazhimin tuaj për të ndjekur pres-konferencën e parë të Shtabit Qendror të Zgjedhjeve të BDI-së, në ditën kur edhe zyrtarisht fillon fushata parazgjedhore.

Siç e dini tashmë, Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim vendosi që subjekti jonë të merr pjesë në zgjedhjet presidenciale 2019 me ç’rast themeluam Shtabin Qendror Zgjedhor si dhe shtabe komunale në të gjitha degët e BDIsë.

Bashkimi Demokratik për Integrim po hyn i përgatitur në këtë fushatë zgjedhore edhe atë në dy segmente , për zgjedhjet presidenciale në vend dhe ato lokale në komunën e Dibrës ku ka zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të komunës.
Ne si Bashkim demokratik për Integrim jemi mobilizuar të gjithë BASHKË – aktivistët dhe kreu i partisë për të shënuar suksesin e radhës.

Konkretisht, Bashkimi Demokratik për Integrim nga sot në teren ka përfaqësuesit e vet partiak të të gjitha niveleve, si dhe mijëra aktivistë, të cilët në çdo vendbanim, do të përcjellin përcaktimin tonë për këto zgjedhje presidenciale dhe ato lokale.

Bashkimi Demokratik për Integrim në këto zgjedhje është përcaktuar për konceptin pro NATO-s, pro Bashkimit Evropian, pro presidentit të përbashkët konsensual dhe jo për atë euroskeptik dhe skeptik ndaj NATO-s.

BDI është përcaktuar për instalimin e konceptit të konsenzualitetit për çështjet kryesore në vend, siç është dhe çështja e zgjedhjes së presidentit të Maqedonisë së Veriut.
Pas rrumbullakimit me sukses të pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, pas arritjes së marrëveshjeve historike me fqinjët, pas ndryshimeve kushtetuese që i hapën rrugë perspektivës në vendin tonë, Maqedonia e vitit 2019 është Maqedoni evropiane së cilës i duhet President të përkrahur më një konsenzus mes komuniteteve në vend.
Andaj edhe jemi maksimalisht të përgatitur për Zgjedhjet Presidenciale të 21 Prillit dhe se vendit tonë, më shumë se kurrë, i duhet President i pranuar nga të gjithë. 2019-ta është vit i vendimeve të mëdha për Ballkanin Perëndimor, dhe se vetëm një President i tillë më së miri do të arrinte të mbajë peshën e vendimeve që na presin.
Ne jemi të bindur se rruga e Maqedonisë së Veruit drejtë NATO-së dhe BE-së është e pakthyeshme por ajo mund të ngadalësohet në rast të moszgjedhjes së një kandidati i cili prioritet ka përshpejtimin e këtij procesi.
Në këtë garë elektorale, BDI do të zhvilloj fushatë moderne dhe inter-aktive, me takime të drejtpërdrejta me qytetarët, shtëpi më shtëpi, dhe kudo që është e nevojshme për të ritheksuar se rruga për BE dhe NATO është e vendosur dhe nuk mund të ndalet.
Tashmë është definuar agjenda e SHQZ, si dhe agjenda e shtabeve komunale, të cilët do të kenë agjendë të posaçme paralele nga shtabi qendror dhe sigurisht fokusi ynë është që sa më shumë qytetar të mobilizohen dhe të shprehin vullnetin e tyre, vullnet i cili nuk mungon te qytetarët tanë që të shënojmë edhe një hap të rëndësishëm në drejtim të përshpejtimit të rrugëtimit tonë për tu bërë anëtare e familjes evropiane dhe euroatlantike.

Interes i jashtëzakonshëm i BDI-së është që kjo fushatë dhe këto zgjedhje, të kalojnë në atmosferë të qetë, korrekte, demokratike dhe festive, ashtu siç i ka hije një vendi evropian dhe që qytetarët tanë të kenë shansin të zgjedhin në mënyrën më të lirë të mundshme Presidentin e përbashkët.

Të nderuar të pranishëm,
Aktivitetet tona gjatë ditëve në vijim do të përqendrohen në më tepër komuna, konkretisht do të hapen shtabet në Komunën e Sarajit, Butelit, Studeniçanit, si dhe në komuna të tjera, ku sigurisht do të kemi rastin të takohemi me qytetarë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë të komunikojë në lidhje me kërkesat dhe nevojat e tyre.

Koncepti, ideja, vizioni i BDI-së gjithmonë është udhëhequr dhe udhëhiqet nga interesi më i mirë i qytetarëve, andaj edhe në këtë sfidë elektorale jemi të bindur, më shumë se kurrë, se qytetarët do të japin mbështetje maksimale.
Fushatën parazgjedhore e filluam dje në Dibër dhe do ta përfundojmë në Komunën e Dibrës.
Ju faleminderit!

Marketing