BDI: Kryeministër i parë shqiptar është synim mbipartiak, bashkangjituni

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që Marrëveshja paqësore e
Ohrit po zbatohet, gjuha shqipe tani më është gjuhë zyrtare dhe
shqiptarët tani më kanë më shumë se asnjëherë më parë, pozicione kyçe
siç janë gjyqtarët në Gjykatën Supreme dhe Kushtetuese, ministra në
ministri kyçe, Kryetar të Parlamenti dhe shumë të tjera.

Marketing

Megjithatë, për arsye të tendencave përjashtuese dhe refuzimit të
barazisë, shqiptarët akoma përballen me vështirësi në vendet e tyre të
punës, në jetën e përditshme dhe në ballafaqimin me një drejtësinë
selektive.

Prandaj, kjo na nxiti që të marrim hapin e radhës, për të hequr edhe
vështirësitë e fundit të qytetarëve shqiptarë, në mënyrë që të kemi
barazi të plotë dhe qasje dhe përgjegjësi të barabartë në pushtet. Kjo
është arsyeja se pse ne angazhohemi që të kemi Kryeministrin e parë
shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Arritëm shumë në historinë tonë si shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe
gjithmonë kemi luftuar të bashkuar për qëllime të përbashkëta. Si gjatë
luftës ashtu edhe gjatë krizës.
Tani, është koha për t’u bashkuar rreth qëllimit që është më i
rëndësishëm se çdo parti, dhe më i i rëndësishëm se çdo person.
Së bashku, me votë të bashkuar të shqiptarëve, të secilit prej nesh, por
edhe të të tjerëve, mund ta arrijmë edhe këtë. BDI i fton të gjitha
partitë shqiptare etnike dhe të gjithë qytetarët shqiptarë, që ta
mbështesin këtë kauzë kombëtare për Kryetar shqiptar të Qeverisë.

Tani është koha që të gjithë së bashku ta shkruajmë historinë tonë, tani
është koha të vazhdojmë drejtë barazisë së plotë.
Por, gjithashtu është koha që të gjitha partitë shqiptare të marrin një
qëndrim: a janë të gatshëm të rreshtohen në anën e duhur të proceseve
për të ecur përpara dhe ta mbështesin iniciativën për Kryeministër
shqiptar?

BDI i fton të gjitha partitë shqiptare që t’i bashkëngjiten kësaj
iniciative dhe së bashku të bien dakord për Kryeministrin e ardhshëm
shqiptar të Maqedonisë së Veriut. Me një Kryeministër shqiptar, për herë
të parë në histori shqiptarët do të drejtojnë ekzekutivin dhe domta
marrin atë përgjegjësi. Për herë të parë, Kryeministri në mënyrë të
barabartë do të jetë i të gjithë qytetarëve. Kryeministër për barazi dhe
unitet: për vende pune të barabarta, për paga të barabarta, për të
drejta të barabarta dhe për drejtësi joselektive. Për shqiptarët dhe për
të gjithë qytetarët në vend.

Një kohë të gjatë kjo ishte vetëm një ëndërr. Ndërsa kësaj radhe, ne
këtë mund ta bëjmë realitet. Ashtu si i bëmë realitet edhe ëndrrat toma
të mëhershme.
Për një të ardhme të sigurt, më të mirë për të gjithë ne, dhe për barazi
të plotë.
Tani është koha jonë.
Së bashku, mund të shkruajmë histori duke e ndërtuar të ardhmen.
Për ne shqiptarët, dhe për gjithë vendin.

Marketing