Nuk bëhet fjalë për rikonstruimin e kabinetit Qeveritar. Kryeministri Zoran Zaev thotë se Qeveria është formuar vetëm 8 muaj më parë dhe puna e anëtarëve të Qeverisë akoma nuk është në stadin kur mund të konstatohet nëse ka nevojë ose jo për ndryshime kadrovike.

“Nuk do të duhej. Ekzekutivi është zgjedhur nga Parlamenti dhe meritojnë shansin pasi ka vetëm 8 muaj që janë në ato pozita. Nuk duhet harruar se Qeveria u votua më 1 shtator dhe për momentin nuk ka diçka të tillë”.

Të njëjtin qëndrim kanë edhe BDI nga ku thonë se ndryshimet kadrovike nuk janë në agjendën e Qeverisë.ALSAT.MK

Artikulli paraprakBaba për herë të dytë, Besniku i NRG Band surprizohet në ”Soiree”
Artikulli tjetërPuna me orar të zgjatur rrit rrezikun e vdekjes, thotë OBSH-ja