BDI me agjendë të gjelbër, opozita me reagime jeshile

Bashkimi Demokratik për Integrim sot në 19 vjetorin e themelimit përmes një evenimenti të organizuar bashkë me rininë shënoi ditën botërore të mjedisit jetësor dhe me këtë shpalosi para opinionit edhe platformën e gjelbër dhe zotimin se nga sot e tutje e gjithë kjo fuqi politike do të fokusohet në cilësinë e të jetuarit, kushteve të jetës së përditshme, zhvillimin, arsim dhe shëndetësi cilësore, drejtësinë joselektive, dixhitalizimin, politikat sociale, infrastrukturën, ekonominë dhe mjedisin jetësor.

Marketing

Ndaj kësaj nuk ka vonuar të reagoj opozita shqiptare. Me konferencë për shtyp doli Aleanca për Shqiptarët dhe në vend që të uron për 19 vjetorin e themelimit partinë më të madhe shqiptare, siç e do tradita e kultura, ata shpalosën e mbollën para opinionit kritika jeshile duke anashkaluar kështu përsëri ofrimin e ndonjë zgjidhjeje konkrete për një jetë më të mirë në Maqedoni të Veriut.

Vlerësuar nga ky reagim lirisht mund të konstatojmë se BDI sot doli me agjendë të gjelbër, kurse opozita me reagime jeshile.

Marketing