BDi merr vendim:Kongresi 4 i partisë më 21 dhjetor (video)

Në seancën e sotme të kryesisë qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) u arrit vendim që kongresi i 4-të të mbahet më 21 dhjetor në Shkup. Zëdhënësi i partisë Bujar Osmani tha se kongresi paraqet kulminacion të procesit të brendshëm zgjedhor në parti përmes degëve.

Marketing

“Vetë ishit dëshmitar të një procesi jashtëzakonisht demokratik të brendshëm me çka BDI-ja me të vërtetë vendos standard të konkurrencës demokratike të brendshme dhe seleksionimit. E gjithë kjo duhet të kulmojë në kongres me ç’rast do të zgjedhet këshilli zgjedhor, kryetari i partisë, por gjithashtu do të vërtetohet edhe misioni i BDI-së për periudhën e ardhshme, pesë rezolutat që do të miratohet si dhe ndryshimet statutore dhe programi i ri”, deklaroi Osmani.

Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin e ardhshëm nuk ka vendime përfundimtare, ndërsa sipas Osmanit nuk do të ketë një njësi zgjedhore.

“Në këto zgjedhje nuk do të ketë, as nuk ka kërkesë zyrtare në mbledhjet në të cilat bisedohet për përgatitje të zgjedhjeve”, tha Osmani.

Në pyetjen e gazetarëve për koment për një zëvendësim kadrovik në MPB, gjoja në relacione LSDM- BDI, Osmani deklaroi se policia është jopartiake dhe e tillë duhet të mbetet.

Ky është qëndrimi i BDI-së se policia duhet të jetë jashtë ndikimeve partiake, por askush nuk guxon të diskriminohet për shkak të bindjeve të tij politike jashtë shërbimit policor”, tha Osmani.

Në një pjesë të seancës së kryesimit është bërë shqyrtim i zhvillimit të ngjarjeve politike në vend, por edhe në rajon.

Deklaratë për media nga mbledhja e Kryesisë Qëndrore e BDI-së, në Tetovë

Publiée par Portalb sur Vendredi 15 novembre 2019

Marketing