BDI: Ministria avancon Sekretariatin dhe rrjedh nga programi jonë zgjedhor

Bashkimi Demokratik për Integrim përkujton opinionin e gjerë në vend se iniciativa për avancimin dhe transformimin e Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Komuniteteve rrjedh nga:

Marketing

1. Analiza cilësore e Marrëveshjes së Ohrit nga viti 2015, e zbatuar nga z. Piter Fejt në emër të Institutit Evropian të Paqës, e përkrahur nga Sekretariati dhe misioni i OSBE, e kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe e miratuar nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut si dhe nga Kryesia e BDI-së;

2. Platforma zgjedhore e Bashkimit Demokratik për Integrim “2020”, gjithashtu e miratuar në Kryesinë e BDI-së, e premtuar para votuesve në zgjedhjet e vitit 2016 dhe për të cilën kjo përbërje e Kuvendit dhe e Qeverisë është e mandatuar ta zbatojë sepse janë zgjedhur për ta realizuar atë;

3. Nga Deklarata e Përbashkët e partive politike shqiptare, gjithashtu e miratuar dhe e debatuar në Kryesinë e BDI-së më 7 janar 2017;

4. Nga marrëveshja koalicionuese për bashkëqeverisje 2016-2020.

Të gjitha kompetencat e Sekretariatit transferohen në Ministrinë e re si dhe shtohen edhe të tjera në propozim ndryshimet ligjore.

Deputetët si dhe ministrat e zgjedhur në këtë përbërje parlamentare dhe qeveritare janë zgjedhur në bazë të programit të premtuar në zgjedhjet e vitit 2016.

Kjo iniciativë, bashkë me miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, zgjidhjen e çështjes së emrit, përmbylljen e kontestit me Bulgarinë, nënshkrimin e protokollit për anëtarësim në NATO si dhe marrjen e datës për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian, gati se përmbyll premtimet tona kryesore zgjedhore të premtuara në vitin 2016.

Marketing