BDI mobilizohet, sot mbledh shtabin zgjedhor edhe kryesinë qëndrore

Marrim vesh që Bashkimi Demokratik për Integrim sot do të mbajë mbledhje të Shtabit Qëndror Zgjedhor me të gjitha shtabet komunale të kësaj partie për zgjedhjet presidenciale me fillim në ora 12:00, ndërsa më pasta, në ora 14:00, BDI ka thirrur mbledhje të Kryesisë Qëndrore të partisë gjithashtu në selinë e tyre në Recicë të Vogël në Tetovë.

Marketing

Ndryshe, BDI nesër organizon Kuvendin Zgjedhor të Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim do të mbahet me filllim në ora 14:00, në Tetovë (Salla sportive e shkollës së mesme të mjekësisë).

Në këtë Kuvend do të zgjidhet kryesia e re e Forumit Rinor, zëdhënësi, sekretariat, nënkryetarët dhe kryetari i ri rinisë së Bashkimit Demokratik për Integrim.

Mysafir nderi i këtij kuvendi si folës motivues është i pari i Tiranës, z. Erion Veliaj, ndërsa këtij kuvendi do t’i drejtohet edhe Kryetari i BDIsë z. Ali Ahmeti.

Marketing