BDI: Mundësi të barabarta, mbi 40% gra në organet partiake dhe ato përfaqësuese

Konferencë për shtyp e Forumit të Gruas të BDI:

Marketing

Arta Bilalli
Mukadez Hajdari
Amella Cana
Rina Hajdari
Shermin Mamut

Të nderuara media, të nderuar qytetarë

Në emër të të gjithë neve, ju falënderoj shumë për kujdesin dhe
vëmendjen.

Bashkimi Demokratik për Integrim është mbështetës dhe promotor kryesor
shqiptar i rolit të femrës në politikë.
Zgjedhja e kryetares së parë shqiptare në një komune rurale në vendin
tonë, zonjës Sanie Sadiku, e mban vulën e Bashkimit Demokratik për
Integrim

Po ashtu, zgjedhja e nënkryetares së parë grua në Qeverinë e Maqedonisë
së veriut, zonjës Teuta Arifi, mban autorësinë e Bashkimit Demokratik
për Integrim.

Ngjashëm, edhe zgjedhje e nënkryetarës së parë të Kuvendit të vendit
tonë, zonjës Suzana Saliu, mban firmën e BDI-së
Përfundimisht, edhe kryetarja e parë femër e komunës më të madhe
shqiptare urbane, zonja Teuta Arifi, është vulë e Bashkimit Demokratik
për Integrim.

Dy muaj më parë, Kongresi i katërt zgjedhor nënvizoi rëndësinë e
shanseve dhe mundësive të barabarta dhe u angazhua për përfaqësim të
rritur, të drejtë dhe adekuat gjinor dhe moshor si parim esencial për
arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe drejtësisë sociale të vërtetë
për të gjithë.

Gjithashtu, Kongresi u angazhua për tejkalim të asimetrisë perceptive
gjinore, që përveç diskriminimit në shanse dhe mundësi, rezulton edhe në
dhunë fizike, verbale ose psikologjike, por edhe në abuzim.
Padrejtësitë gjinore në barazinë e të ardhurave si dhe baraspeshës midis
punës dhe jetës zgjidhen me politika që mundësojnë balancin midis punës
dhe jetës familjare për të tejkaluar padrejtësitë gjinore.

Pikërisht në këtë kongres, me ndryshimet e fundet statutare, kuotat e
përfaqësimit gjinor në listat përfaqësuese dhe në organet partiake janë
rritur në minimum 40% dhe kjo u dëshmua me reformat rrënjësore në të
gjitha organet e partisë, përfshirë edhe kongresin dhe këshillin e
përgjithshëm.

Ndryshimi tjetër cilësor është edhe funksioni i ri, i pari nga të gjitha
partitë në vendin tonë, i Sekretarit partiak për mundësi të barabarta,
post ky që në bashkëpunim me Forumin aktual të gruas dhe me kryetaren e
forumit të cilën e kemi këtu me ne, do të përpiqet t’i jetësojë dhe
garantojë këto përcaktime moderne të barazisë shoqërore.

BDI hap dyert e veta për të gjitha femrat në Maqedoninë e veriut duke
krijuar mundësi dhe shansa të barabarta për të gjithë.

Të nderuara zonja, të nderuar qytetarë

Me besimin dhe përkrahjen tuaj në vazhdimësi, BDI-ja arriti të realizojë
reforma të thella në parti, dhe me këtë të realizojë përcaktimin e vet
programor në tërësi. Ashtu siç premtuam, ashtu edhe realizuam.

Prandaj, ju falënderojmë për besimin dhe mbështetjen e dhënë.

Kjo na jep për të drejtë sot sërish ta kërkojmë besimin tuaj, që së
bashku të përkushtohemi në politikat për përmirësim të cilësisë së
jetës, për zhvillim më të shpejtë dhe krijimin e vendeve të reja të
punës, mbështetje që përmes vetingut të krijomë gjyqësi cilësore dhe së
bashku do t’i japim fund drejtësisë selektive, së bashku të angazhohemi
për të ardhmen tonë, për rininë tonë e cila është prioriteti ynë
kryesor, e si përfundim, së bashku të angazhohemi për t’i përfaruar
standardet tona për punë dhe jetesë me ato të Bashkimit Evropian.

Vërtetë kemi bërë shumë punë bashkë, por para nesh mbeten edhe shumë
punë tjera për t’i bërë bashkë.

Ejani me ne, Bashkë do t’i realizojmë të gjitha!

Marketing