BDI në Dibër: Me votën e dhënë për Dukën dhe Pendarovskin, i ndihmohet vetes dhe ardhmërisë së pasardhësve

Bashkimi Demokratik për Integrim sonte ka mbajtur Tubim parazgjedhor në qytetin e Dibrës ku ka shpalosur Programin e kandidatit për kryetar të Komunës dr. Hekuran Duka dhe konceptin e konsensualitetit për president të vendit.

Para të pranishmëve foli zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani i cili tha se ishte lideri i BDI-së, Ali Ahmeti që nuk ka lënë pa mos lëvizur asnjë gurë me qëllim që të mbaj drejtimin e këtij vendi, duke ju mundësuar qytetarëve një të ardhme më të mirë edhe në ato momente kur nuk kishte shpresë ishte i vetëm që në debate të ndryshme bënte thirrje për NATO dhe BE.

“Në ato debate pak kush e kuptonte se ai paralajmëronte këtë të ardhme që e kemi sot. Sot erdhi dita u hapën horizonte, vendi jonë u bë pjesë e NATO-s, vendi jonë fillon bisedimet me BE-në, po stabilizohet, krijohen mundësi të reja për të rinjtë, punësime, rroga më të larta dhe investime më kapitale.

Dikush në këto momente kur po hapen këto perspektiva, kur po hapet ky kaptell i ri dëshiron të sfidon Dibrën, ta shkëpus Dibrën nga kjo perspektiv e re, prandaj është me rëndësi që të nënshkruajmë ditën e diell të nënshkruajmë kontratën ndërmjet dhe nesh, për vizionin e ri për Dibrën, kontratë të cilët në formë të shkruar e keni marrë gjatë fushatës, kontratë që do të nënshkruaj në njërën anë doktor Hekuran Duka si dhe atë kontratë do ta nënshkruaj unë në emër të Qeverisë, do ta nënshkruaj edhe Ali Ahmeti në emër të BDI-së. Ju bëjë thirrje që të rrethoni numrin 1 dhe atëherë ajo kontratë do të bëhet fuqiplotë dhe me të do të realizohen gjitha investimet kapitale siç është lidhja e Dibrës me Korridorin 8-të duke ndërtuar autostradën që lidh fshatin Gari deri tek burimi që do të jetë një arterie e rëndësishme për zhvillimin e Dibrës.

Kontratë prej 70 milion eurosh që parasheh inkuadrimin e Dibrës në projektin e madh për ndërtimin e rrugëve në komunat tona dhe ku Dibra pritet të participin me projekte të shumta ,” u shpreh Osmani. Ai më tej i ftoi të pranishmit që ti japin kredibilitet dhe legjitimitet konceptit të ri të demokracisë konsensuale që po implementohet duke rrethuar numrin 3 për presidentin e shtetit.

Shefi i shtabit zgjedhor në Komunën e Dibrës, Artin Spahiu u shpreh se gjatë fushatës BDI në këtë komunë ka zhvilluar një fushatë të qetë dhe derë më derë në bashkëpbisedim me dibranët ka shpalosur Programin për zhvillimin e kësaj komune të kandidatit Hekuran Duka.

“Takimet derë në derë ishin shtylla e fushatës sonë, ku kandidati jonë Hekuran Duka takoi personalisht çdo qytetarët duke ju ofruar programin, njëherë duke i dëgjuar brengat e tyre dhe hallet e tyre, idetë dhe sugjerimit.” tha Spahiu. Ai u bëri thirrje qytetarëve Dibran që më 21 prill të gjithë të dalin me të afërmit, sa më dinjitetshëm , duke votuar numrin 1 për d-r Hekuran Dukën dhe për president numrin 3 Stevo Pendarovskin, dhe me këtë do ti ndihmohet vetes ë dhe ardhmërisë së pasardhësve.

Fjalë rasti pati edhe kryetari i degës së LSDM-s në Komunën e Dibrës, z.Azem Fejzofski i cili potencoi se janë dy beteja që duhet fituar dhe njëra është që së bashku me BDI-në do ti gëzohen fitores së kandidatit për kryetar komune, z Hekuran Duka dhe beteja e dytë për kryetarin e ardhshëm të shtetit, Z. Pendarovskin me çka ju bëri apel qytetarëve të Dibrës që të votojnë për z. Hekuran Duka duke rrethuar numrin 1 dhe numrin 3 për kandidatin për president Pendarovski.

evn