Shtabi Qëndror Zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim, pas
konsultimeve telefonike të liderëve të partive më të mëdha në vend,
shpall moratorium të të gjitha aktiviteteve partiake zgjedhore në lidhje
me zgjedhjet parlamentare gjer më 22 mars 2020.

Të dielën, më 22 mars, liderët duhet të takohen që të vlerësojnë
situatën dhe të sjellin vendime të përbashkëta në përputhje me
rrethanat.

Apelojmë deri tek qytetarët që mos të bëjnë panik, të qëndrojnë në
shtëpi, dhe të kanë kujdes duke respektuar udhëzimet e autoriteteve të
vendit.

Për të gjithë qytetarët që kanë nevojë t’ju dilet në ndihmë, linja
telefonike e BDI-së 080055000 do të jetë në dispozicion të qytetarëve
nga dita e hënë bashkë me aktivistët tanë dhe të gjitha strukturat tona
duke i respektuar njëkohësisht të giitha rekomandimet për kujdes,
përdorim të dorëzave, maskave, dezinfektuesve.