BDI : Nuk do lejojmë që Sela dhe Gashi, t’i detyrojnë shqiptarët t’ju dërgojnë byrek maqedonasve!

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh keqardhje për mosfunksionimin dhe moskoordinimin e koalicionit Sela Gashi në paraqitjet publike dhe në qëndrimet politike.
Tendenca për dominim mbi partnerët e koalicionit dhe shfrytëzimin e tyre për vota, njejtë si në zgjedhhet e vitit 2016 dhe 2017, vijon. Që të dyja këto parti ishin partnerë të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe përkrahnin programin tonë qeverisës të dakorduar midis BDI dhe LSDM, por kontributi i tyre ishte i papërfillshëm.

Marketing

Në vend se të punojnë për qytetarët, këto parti punojnë kundër BDI. BDI ju garanton administratorëve shqiptarë që nuk do ta lejon Selën, Taravarin dhe Gashin që t’i detyrojnë shqiptarët t’ju dërgojnë byrek maqedonasve në vendet e tyre të punës.Ashtu siç i kemi krijuar këto 25.000 vende pune, ashtu edhe përkujdesemi për secilin prej tyre sepse janë rezultat i Marrëveshjes së Ohrit dhe i përpjekjeve shqiptare për liri dhe barazi.

Marketing