Sot bashkë me Drejtorin e mjedisit jetësor Hisen Xhemaili dhe Drejtorin e ri të Elem Turs Adem Avziu, biseduam rreth zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe zhvillimin e Kodrës së Diellit.

Kodra e Diellit dhe Mali Sharr janë dy procese paralele gjatë shpalljes si park kombëtar me çka do të mundësohet zhvillimi i turizmit malor, zhvillim më i madh ekonomik dhe rritja e punësimit.

Parku kombëtar do të sigurojë mbrojtjen e biodiversitetit dhe ruajtjen e larmisë së peizazhit dhe burimeve natyrore, por gjithashtu hap mundësinë për shërbime të ekosistemit, bujqësi organike, turizëm dhe një numër përfitimesh të tjera për rajonin. (Naser Nuredini)