BDI organizon debat mbi arsimin: Arsimtarët dhe profesorët i thonë PO NATO-s dhe BE-së

Në organizim të Shtabit Qendror të Bashkimit Demokratik për Integrim për referendumin e 30 shtatorit, sot u mbajt debat interaktiv me punonjësit e arsimit në temën : “Perspektivat arsimore në Bashkimin Evropian”.

Marketing

Ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi theksoi se me anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian do të rriten investimet në arsim dhe do të ndahen ë shumë fonde evropiane për përmirësimin e kushteve në sistemin arsimor.

“Vlerat evropiane arsimore, praktikat dhe përvojat pozitive do të jenë pjesë e sistemit tonë arsimor. Kjo ka rëndësi të madhe për cilësinë e gjeneratave që krijohen e që do të krijohen – prej të cilëve pritet që ata të jenë prijësit e ardhshëm të shoqërisë. Gjithsesi, për të gjithë ata që duan do t’u ofrohet shansi të vazhdojnë edukimin dhe arsimimin e tyre në një nga universitetet me renome në Evropë – ndoshta duke shfrytëzuar bursë të atjeshme, duke bërë praktikën në ndonjërën nga kompanitë gjigante evropiane apo duke u trajnuar në ndonjë nga laboratorët më të sofistikuar evropianë,”potencoi, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Ndërkaq kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu theksoi se Shkupi i vjetër është qendër e arsimit në gjuhën shqipe dhe se pas themelimit të UT-së dhe Universitetit Nëna Tereza më shumë studentë kanë zgjidhje për të studiuar në gjuhën shqipe.

“E ardhmja jonë në Evropa, si dhe e ardhmja e Bashkimit Evropian ndërtohen nga arsimi. Për Maqedoninë investimi në arsim krijon vende pune dhe zhvillim, si dhe ndihmon në promovimin e drejtësisë shoqërore dhe adresimin e sfidave ndaj demokracisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Këto do të sjellin vendin më afër BE-së dhe do të bëjnë anëtarësimin tonë të shihet si një mundësi dhe jo barrë,” u shprehë kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Ndërsa veteran i arsimit në gjuhën shqipe, Qamil Xheladini u shprehë se arsimi në vendin tonë trashëgoi një sistem me një karakter krejtësisht ndryshe, pasi nga komunizmi kaluam në një sistem demokratik, të cilën duheshe të ndryshoje sistemi rrënjësisht, dhe për të nevojitej një entuziazëm dhe vullnet.

“Me kyçjen e sistemit të rij në arsim dhe me programe të huaja, kemi hasur në shumë pengesa dhe vështirësi në përpilim, por me sakrificat tona u munduam dhe e arritëm deri diku. Ajo që është më rëndësishme dhe që mund të them se përpara se të trajnohen arsimtarët për ndryshimet në arsim dhe ngritjen e cilësisë së arsimit, ky ndryshim duhet të filloj pik së pari nga familja, “ theksoi veterani i arsimit, Qamil Xheladini.

Marketing