BDI: Partitë politike nuk mund të bisedojnë për pasardhësin e Janevës

Nuk është punë e Qeverisë apo Kuvendit që të caktojnë kreun e prokurorisë së re për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë që duhet të zëvendësohet nga PSP-ja, mirëpo e Këshillit të Prokurorëve, komenton deputeti i BDI-së, Artan Grubi mbi propozimin e Kryeministrit Zoran Zaev, që Prokurorja Vilma Ruskoska të zëvendësojë Prokuroren Speciale Katica Janeva.

Marketing

Nuk është punë e partive politike që të thellohen në vendimet kadrovike për prokuror të ri. Këtë e bënë para 4 viteve dhe e pamë që çfarë doli- shtoi Artan Grubi.

Marketing