BDI pas presidencialeve ia merr LSDM-së, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale

Bashkimi Demokratik për Integrim menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale do të marr timonin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kështu thonë burime të MEDIAL.MK brenda partisë së Ali Ahmetit.

Marketing

Ky hap i BDI-së vije si rezultat i mospajtimeve me LSDM lidhur me Ligjin për mbrojtje të fëmijëve, përkatësisht tentimin e Ministres aktuale të Punës dhe Politikës Sociale Milla Carosvska për të hequr masën “FËMIJA I TRETË” dhe tentimin e saj për reforma në sistemin e pensionimit përmes të ashtuquajturës “PENSIONIN SOCIAL” ku çdo qytetarë që ka vetëm një ditë pune stazh të mund të marr pension.

Sipas BDI-së këto dy hapa të “gabuara” të Carovskës janë të pa tolerueshme pasi që përmes tentimit për intervenim në dy ligjet e lartpërmendura ekskluzivisht është tentuar që të dëmtohen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.