BDI për herë të parë nis drejtimin e Ndërmarrjes Publike për ‘Rrugë Shtetërore’

Një tjetër institucion i rëndësishëm do të drejtohet nga BDI me synime të shumta për përmirësimin e infrastrukturës në përgjithësi dhe në interes të zonave shqiptare në veçanti informon Tetovasot.

Marketing

Sot edhe zyrtarisht ka nisur me punë drejtori i rrugëve të shtetit Ejup Rustemi i cili është zotuar se do angazhohet parreshtur për të realizuar projektet e rëndësishme në interes të qytetarëve që kanë të bëjnë me kryerje të punëve për planifikim, ndërtim, rikonstruksion, riparim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve publike, si dhe për menaxhim të rrugëve publike.

Siç mësohet prioritet kryesor i Rustemit do të jenë rrugët që lidhen me tokat shqiptare ,më saktësisht ajo e Bllacës me Kosovën.

Marketing