BDI ka përgënjeshtruar lajmin e lëvizjes BESA të Afrim Gashit që është pjesë e Qeverisë në lidhje me postet.

Sipas tyre kjo çështje as që është biseduar mes partnerëve të koalicionit.

Nga partia e Ahmetit kanë theksuar se nuk ka një ndarje të këtillë të posteve mes partnerëve të koalicionit qeveritarë.

Bashkimi Demokratik për Integrim komunikatën e Lëvizjes BESA e cilësojnë si spekulim.