BDI përshëndet dhe mirëpret vendimin e Presidentit Joe Biden

Bashkimi Demokratik për Integrim mirëpret urdhrin ekzekutiv të
Presidentit Joe Biden që parashikon ngrirjen e pasurive dhe ndalimin e
hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të gjithë ata që
destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, kryejnë korrupsion e minojnë
institucionet demokratike.

Marketing

Nga BDI thonë se gëzon fakti që ndër ata që kërcënojnë stabilitetin e
Ballkanit Perëndimor janë etiketuar dhe përfshirë edhe personat që
punojnë kundër Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit
të cilat janë vijat tona të deklaruara botërisht të kuqe.

Bashkimi Demokratik për Integrim plotësisht përkrah vendimin e Shteteve
të Bashkuara, përkatësisht përkushtimin e tyre për të nxitur
llogaridhënien dhe për të luftuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor
dhe në të gjithë botën.

BDI si një parti përgjegjëse në Maqedoninë e Veriut përshëndet vendimin
e Shtëpisë së Bardhë me qëllim garantimin e sigurisë dhe stabilitetit
politik në Ballkanin Perëndimor dhe angazhimi i administratës Biden për
avancimin e interesave thelbësore në mbrojtjen e institucioneve
demokratike do të jetë synim drejt të cilit BDI asnjëherë nuk do të
ngurojë së afruari.

Marketing