BDI premton: Veting për drejtësi joselektive!

Në Konferencën e sotme për shtyp e Sekretari organizativ i BDI-së, Artan Grub,tha se një vit më parë, me vendim të Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm u
formua ekipi i punës për projektimin e BDI-së të së nesërmes, reforma
brenda partiake, kadrovike dhe programore, ri-regjistrimin e tërësishëm
të anëtarësisë, veting në parti, por edhe në politikë, në gjyqësor dhe
në prokurori.

Marketing

Si rezultat i këtij procesi, u anëtarësuan mbi 30.000 anëtarë në BDI, u
zgjodh Forum rinor tërësisht i ri, forum i grave gjithashtu tërësisht i
ri, u zgjodhën mbi 90% të kryetarëve të rinjë në afërisht 500 këshilla
vendor si dhe afërsisht 100% të kryetarëve të rinjë të 36 degëve tona në
gjithë vendin.

Për ta rrumbullakësuar këtë proces me sukses, BDI organizoi kongres me
pjesëmarrje të mbi 4.000 njerëzve dhe zgjodhi mbi 70% të anëtarëve të
rinjë të këshillit të përgjithshëm, me mbi 40% pjesëmarrje të grave në
të gjitha organet partiake.

Por, ne jemi shumë serioz dhe të përkushtuar për këtë reformim, prandaj
dhe nuk ndalojmë këtu por do të vazhdojmë edhe me listat për deputet.

Siç tha dje edhe Kryetari Ahmeti, mbi 90% të kandidatëve për deputet
janë njerëz që për herë të parë do të zgjedhen dhe përfaqësojnë individ
të arrirë në profesionet e tyre dhe të respektuar në shoqëri.

Ashtu siç bëmë veting në parti gjatë ri anëtarësimit të anëtarësisë sonë
dhe zgjedhjeve në organet tona partiake, vetingun do ta vëmë në përdorim
edhe gjatë përpilimit të listave tona për deputet, por edhe për
funksionet tjera.

Ftojmë edhe partitë tjera ta bëjnë të njëjtën dhe ti bashkëngjiten
nismës tonë.

Njëkohësisht, BDI e së nesërmes angazhohet për Veting të tërësishëm në
politikë, në prokurori, në gjyqësor dhe vetingu paraqet shtyllë
themelore programore të BDI për të arritur deri tek drejtësia jo
selektive, sundimi i mirëfilltë i ligjit, transparenca, lufta kundër
krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe rikthimi i besimit të
qytetarit në integritetin e institucioneve.

Drejtësia në këtë vend ka dështuar dhe ka edhe shumë punë për të bërë.
Ne jemi gati që të ballafaqohemi edhe me këtë sfidë dhe ftojmë qytetarët
ta bëjmë bashkërisht për të mirën e të përgjithshme.

Para shikueshmëria ligjore dhe sundimi i ligjit janë parakusht absolut
për zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës dhe
cilësinë e jetës që paraqesin gjithashtu prioritete tona bashkë me
rininë.

Marketing