BDI prezanton masat për rimëkëmbje dhe ndihmë ekonomike

Përfaqësuesit e Qeverisë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim në një konferencë me gazetarë në selinë e BDI-së në Shkup sot prezantuan masat e miratuara për rimëkëmbje dhe ndihmë të ekonomisë.

Marketing

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani theksoi se bëhet fjalë për pakon e tretë të masave, të cilat së bashku me dy të parat që janë në fazë të implementimit, paraqesin rrumbullakim të një plani më të gjerë për ballafaqim me sfidat ekonomike dhe sociale të pandemisë.

“Dua shkurtimisht të përmendi se në mënyrë përkatëse sipas impaktit ekonomik nga mbyllja e ekonomisë – pakoja e parë dhe e dytë e masave ishin të targetuara ndaj mbrojtjes së likuiditetit dhe mbrojtjes së vendeve të punës të kompanive të goditura, si dhe për mbështetje të grupeve vulnerable të qytetarëve. Këto masa siguruan lehtësime tatimore dhe subvencionim të kontributeve të sektorëve të goditur siguruan
mbështetje të drejtpërdrejtë të sektorit privat për pagesë të pagave, mbështetje të drejtpërdrejtë të kategorisë së cenuar të qytetarëve, mbështetje ndaj likuiditetit të bizneseve përmes kredive të lira dhe pa interes, prolongim i kësteve dhe ri-programim i borxheve etj. Duke marr parasysh numrin e aplikimeve si dhe rrjedhën e realizimit të masave të pakos së parë dhe të dytë, dua të shpreh kënaqësi nga realizimi e
veçanërisht nga ndikimi i këtyre masave në sektorët e goditur, me të cilat vërtetë u arrit rehabilitim i konsiderueshëm dhe zbutje e goditjes së parë nga mbyllja e ekonomisë. Por sfidat e vërteta socio-ekonomike për shoqërinë akoma nuk kanë ardhur.

Nga sektorët të cilët ishin në mënyrë të drejtpërdrejtë të goditur, sfidat, siç pritet, do të shpërndahen edhe në degët tjera të industrisë, me çka efekti do të ndjehet në gjithë ekonominë. Ne, këtë e kemi identifikuar, presim të ndodh, dhe gjithsesi po përgatitemi për përgjigje sa më cilësore të sfidave që do të vijojnë në të ardhmen.

Për këtë qëllim, një pjesë e masave të pakos së tretë janë në mënyrë të drejtpërdrejtë të drejtuara ndaj stimulimit të shpenzimit privat me fokus në ofertën vendore, siç janë kuponat për blerje të produkteve vendore – me çka njëkohësisht edhe do të zbuten sfidat sociale e edhe do të ndihmohen bizneset vendore. Së bashku me mbështetjen e likuiditetit të kompanive, por edhe me mbështetjen e bujqësisë, pakoja e tretë e masave është paraparë në një sasi të konsiderueshme ta amortizojë aktivitetin ekonomik dhe të mundësojë tranzicion më të lehtë të biznesit dhe të qytetarëve drejtë rimëkëmbjes ekonomike që pritet vitin e
ardhshëm.

Dua të theksoj se përveç masave të cilët u pranuan dhe u bënë pjesë pakos zyrtare te Qeverisë, dy masa për të cilat kemi arritur dakordsi për të cilët duhet të definohen në të ardhmen janë ndihma për mediet për të cilën vlerësuam se përveç punëtorëve shëndetësor si vija e parë e frontit për luftë ndaj pandemisë për të cilët kemi marrë vendim rritje
të pagave për 20% për dy muaj për klinikat infektive dhe qendrat e shëndetit publik edhe punëtorët mediatik ishin ata të cilët ishin në front për të dhënë informacionet e duhura dhe të sakta qytetarëve për tu mbrojt nga pandemia andaj për këtë qëllim propozuam që 50% të kontributeve për punëtorët mediatik të shkurtohen për tre muaj, kurse pjesa tjetër të riprogramohet të paguhet me këste nga shtatori”, tha në fjalën e tij zëvendëskryeministri për çështje evropian Bujar Osmani.