BDI: Procesi i votimit për Referendumin po zhvillohet në mënyrë demokratike

Shtabi Qëndrorë i Bashkimit Demokratik për Integrim mbajti preskonferencë për media në lidhje me procesin e votimit të Referendumit.

Marketing

Nga shtabi qëndrorë i integristëve vlerësuan se votimi po zhvillohet në mënyrë demokratike në përputhje me normat ndërkombëtare dhe se sot vendoset historia, prandaj bëri apel te të gjithë votuesit pa marrë parasysh bindjet partiake të ushtrojnë të drejtën e votës.

“Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që procesi i votimit për Referendumin e sotëm po zhvillohet në mënyrë demokratike, fer dhe të qetë, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Sot vendoset historia, prandaj dhe apelojmë te cdo votues, te cdo familjar, që bashkarisht, pa marrë parasysh bindjen partiake, të ushtron të drejtën sovrane të votës.

Të dalim vet, me familjarët tanë me të drejtë të votës duke mos lejuar që asnjë votë e vetme të shkon dëm.

Njëkohësisht ftojmë të gjitha partitë tjera, në vecanti partitë politike shqiptare që të ftojnë anëtarësinë e tyre, bashkë me familjet, që të bëhën pjesë e suksesit të përbashkët dhe masovikisht të votojnë sot gjer në ora 19:00.

Sot, me votë përcaktohet ardhmëria, paqa, siguria, stabiliteti, zhvillimi ekonomik. Prandaj, dilni dhe votono që në mbrëmjë të festojmë bashkarisht, si evropian.”

 

Konferencë për shtyp e Shtabit Qendror të BDI-së, 30.09.2018

Publiée par Arbër Ademi sur Dimanche 30 septembre 2018