BDI publikoi proektin e parë nga agjenda e gjelbër (Video)

Në ditëlindjen e 19-të, Bashkimi Demokratik për Integrimin njoftoi se po
ndërmerr përsiper dhe do ta përfaqësojë axhendën e gjelbër në Qeveri,
Parlament, Komuna dhe në të gjitha institucionet shtetërore.

Marketing

Ahmeti, në fjalimin e tij dje nga Parku i Qytetit të Shkupit, bëri
thirrje për partneritet me OJQ-të dhe grupet e interesit për agjendën e
gjelbër sepse, siç tha ai, ne thithim të njëjtin ajër, pimë të njëjtin
ujë, i njëjti diell na ngrohë, ne hamë nga e njëjta tokë dhe ndajnë të
njëjtin planet.

Në vazhdim të njoftimit, Kryetari Ali Ahmeti filloi ditën duke
publikuar videon e parë të serisë së projekteve nga agjenda e gjelbër.

Videoja e shkurtër grafike i referohet energjisë së rinovueshme dhe
përdorimit të energjisë diellore, një projekt që tashmë po implementohet
në TC Oslomej ndërsa transformimi i REK Manastir gjithashtu ka filluar,
bashkë edhe me lokacione të tjera në vendin tonë.

“Sot, Bashkimi Demokratik për Integrimin në tërësi pranon agjendën e
gjelbër si pjesë të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane dhe e shton atë në
shtyllat e programit si një prioritet. Agjenda e gjelbër miq të dashur
do të thotë jetë cilësore, punë dhe zhvillim, veçanërisht në periudhën
post-pandemike dhe ndikimin e saj negativ në ekonomi, punë, shëndet dhe
jetën në përgjithësi. Paratë e dedikuara për agjendën e gjelbër janë një
investim sepse mjedisi dhe ekonomia janë të ndërlidhura, ato janë
investime në shëndetin publik, në mbrojtjen e mjedisit, qasjen në ujë
dhe ajër të pastër, në pastrimin e deponive, në uljen e emetimeve,
rrugëve dhe cilësisë së hekurudhave, gazifikimi dhe energjia e gjelbër,
të dyja ndikojnë në cilësinë dhe rrjedhimisht në kohëzgjatjen e jetës
sonë, shëndetin tonë mendor, parandalimin e katastrofave që do të
kushtojnë shumë më tepër me jetë”, theksoi Ahmeti në ngjarjen e djeshme.

https://www.facebook.com/aktuale.mk/videos/501872431125917/

Marketing