BDI reforma e tërësishme brenda partiake: Veting, barazi gjinore, të rinjtë në vendimmarrje

Konferencë për shtyp e Zëdhënësit të SHQZ të BDI-së, Bujar Osmani:

Marketing

Bashkimi Bemokratik për Integrim, rrumbullaksoi fazën e parë të reformës së brendshme duke realizuar transformim të tërësishëm programor dhe strukturor dhe kadrovik. Reforma e tërësishme u bë në bashkëpunim të ngushtë me dy organizatat ndërkombëtare me renome NDI dhe IRI të cilat i falënderojmë për përkushtimin dhe angazhimin.

Reforma 100 % filloi me riregjistrim të plotë të anëtarësisë së Bashkimit Demokratik për Integrim me c’rast për herë të parë në historinë politike të vendit por edhe më gjerë u aplikua vetingu brenda partiak gjatë pranimit të fletë anëtarësimeve për anëtar të BDI.

Gjatë këtij procesi, u refuzuan me dhjetëra aplikime për anëtarësim të cilat nuk ishin të pranueshme, që tregon objektivitet dhe efikasitet në këtë proces.

Pas riregjistrimit, BDI vijoi me aktivitetet për zgjedhjet në forumin e gruas të BDI dhe në muajin prill realizoi Kuvendin posaçërisht të suksesshëm me më shumë se njëmijë anëtare (më saktë 1129 delegate) ku zgjodhi përbërje 100% të re të forumit të gruas.

Më pastaj, në prezencë të mijëra të rinjve në Tetovë, BDI zgjodhi kryesinë dhe kryetarin e ri të rinisë së BDI-së, me përbërje tërësisht të për 100%.

Vijuam me zgjedhjet më demokratike, më transparente, në rreth 500 këshilla vendor të BDI-së që rezultuan me ndryshim të udhëheqësve në strukturat thelbësore të partisë, edhe atë u bë ndryshim prej 92% në këto struktura të partisë.

Gjithashtu, pas zgjedhjeve në Këshillat tonë vendor në të gjitha degët tona, realizuam zgjedhje edhe në 36 degët e Bashkimit Demokratik për Integrim me transmetim të drejtpërdrejt në rrjete sociale, duke implementuar parimet e transparencës dhe demokracisë, me çka pothuajse çdo kund u zgjodhën kryetar të rinj të degëve tona.

Gjithë ky proces rrënjësor i reformimit të brendshëm programor dhe strukturor të BDI u rrumbullakësua me Kongresin partiak më 21 dhjetor 2019 në prezencën e mbi 4.000 njerëzve dhe me procedurë plotësisht transparente u zgjodhën mbi 70% anëtarë të rinj të Këshillit të Përgjithshëm, ndërkaq u zgjodhën edhe organet tjera të reja partiake, siç janë Kongresi i Vazhdimësisë, Këshilli Kombëtar, Komisioni partiak zgjedhor dhe u rikofirmua Kryetari Ali Ahmeti.

I gjithë ky proces, u përcoll edhe me ndryshime rrënjësore programore dhe statutare, me ç’rast Forumin e Gruas e zëvendësuam me Sekretariatin për mundësi të barabarta dhe e inkorporuam në kuadër të strukturave partiake, duke garantuar përfaqësim të minimum 40% të grave, por njëkohësisht edhe të të rinjëve, në përpilimin dhe zbatimin e politikave, ndërsa vendosëm edhe mekanizma me të cilat do të sigurohet edhe përfaqësim i tyre përkatës në politikë.

Po në këtë drejtim, faza e dytë e reformës parasheh zbatimin e vetingut edhe në listat e kandidatëve për deputet si dhe për ministrat e ardhshëm, zëvendës ministrat, sekretarët shtetëror, drejtorët e zv. drejtorët, anëtarët e bordeve, etj.

Me përkrahjen tuaj, BDI-ja arriti të realizojë reforma të thella në parti, dhe me këtë të realizojë përcaktimin e vet programor në tërësi. Ashtu siç premtuam, ashtu edhe realizuam.

Prandaj, ju falënderojmë për besimin e dhënë.

Dhe kjo na jep për të drejtë sot sërish ta kërkojmë besimin tuaj, që së bashku të përkushtohemi në politikat për përmirësim të cilësisë së jetës, për zhvillim më të shpejtë dhe krijimin e vendeve të reja të punës, mbështetje që përmes vetingut do të krijomë gjyqësi cilësore, dhe së bashku do t’i japim fund drejtësisë selektive, së bashku të angazhohemi për të ardhmen tonë, për rininë tonë e cila është prioriteti kryesor; e si përfundim, së bashku të angazhohemi për t’i përfaruar standardet tona për punë dhe jetesë me ato të Bashkimit Evropian.

Vërtetë kemi bërë shumë punë, por para nesh mbeten edhe shumë sfida për të cilat besoj që së bashku mund t’i tejkalojmë.

Bashkë do t’i realizojmë të gjitha!

Marketing