BDI: Respektoni masat, shëndeti në rend të parë

Bashkimi Demokratik për Integrim apelon deri tek qytetarët e Republikës
së Maqedonisë së Veriut që të adresojnë me seriozitetin më të madh
çështjet e shëndetit publik.

Marketing

Ftojmë qytetarët që mos të refuzojnë testimet, të janë bashkëpunues
gjatë anketimeve dhe të shmangin të gjitha rrethanat ku mund të
ekspozohen ndaj infektimit të mundshëm.

Virusi CoVid-19 është prezent dhe po përhapet duke dëmtuar rëndë
shëndetin e qytetarëve, prandaj duhet bashkarisht ta ndalojmë.

Shëndeti është më i rëndësishëm dhe primar dhe prandaj secili prej nesh
duhet të shtojmë kujdesin tonë maksimalisht.

Të evitojmë takimet familjare dhe shoqërore, të pranojmë testimet dhe
anketimet, të mbajmë higjienën maksimale, mos të dalim nga shtëpia pa
maska mbrojtëse dhe të mbajmë distancën fizike.

Kthimi në normalitet mund të realizohet vetëm nëpërmjet të respektimit
maksimal të masave dhe pakujdesia jonë mund të shkaktojë pasoja të
paparashikueshme ndaj shëndetit, ekonomisë dhe shoqërisë.

Marketing