BDI: Rrritëm rrogat, rritëm ekonominë, krijuam vende pune

Vende pune për të gjithë, paga më të mira dhe standarde më të larta jetese – ishin dhe janë janë qëllimet e BDI-së në planin për zhvillim ekonomik kështu ka deklaruar ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut Kreshnik Bekteshi në një konferencë për shtyp informon Tetova sot.

Marketing

Ai tha se me krenari ju njoftojmë për të dhënat ekonomike si një rritje të PBV-së prej 3,6% në tre mujorin e tretë të vitit të kaluar, në krahasim me -1,8 në tremujorin e dytë të 2017, me kënaqësi raportojmë për numrin rekord të 741 milion Euro Investime të huaja direkte gjatë mandatit të fundit.

Por ajo për të cilën ne me të vërtetë kemi punuar shumë, është që qytetarët tanë të përfitojnë nga ky sukses ekonomik, se më shumë njerëz të punësohen, të marrin paga më të mira dhe të kanë standard jetese më të lartë deklaroi ministri Bekteshi.

“Ne kemi bërë përmirësime të konsiderueshme për qytetarët gjatë viteve të fundit, për shkak të çasjeve tona programore dhe strategjike”u shpreh ai.

Bekteshi poashtu foli edhe për çështje të ndryshme duke thënë se ne realizuam atë që e kemi premtuar në zgjedhjet e fundit.

– Masat tona aktive të punësimit kanë krijuar më shumë se 60,000 vende të reja pune në dy vitet e fundit, më shumë se 50.000 prej tyre në sektorin privat

– Papunësia ra në nivel historikisht më të ulët prej 17,1% krahasuar me 22,1% në tremujorin e dytë të 2017, kur u formua qeveria.

– Rroga mesatare është rritur për më shumë se 10% ose 2.900 denarë në këto dy vjet

– Ne e rritëm pagën minimale nga 9.000 denarë në 14.500 denarë ose për 2 vjet e gjysmë u rrit për 60% dhe kështu siguruam një standard më të mirë jetese për ata që kishin nevojë më shumë.

Pas këtyre arritjeve të rëndësishme të cilat njerëzit mund t’i shohin dhe ndjejnë në xhepat e tyre, qëndrojnë shumë masa të suksesshme strategjike.

Ne kemi përmirësuar kushtet në drejtim të investimeve të huaja dhe vendase.

Në pak kohë, ne kemi nënshkruar 34 marrëveshje të reja investimesh të huaja dhe vendase. Nga këto, 12 fabrika janë ndërtuar dhe 22 janë tashmë në ndërtim e sipër.

Dy vjet më parë miratuam Planin e Rritjes Ekonomike, i cili u implementua në përputhje me Ligjin për Ndihmë Financiare për Investime, ligj i propozuar nga Ministria e Ekonomisë.

Vitin e kaluar bëmë ndryshime në Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve për të përmbushur kërkesat e biznesit. 184 ndërmarrje aplikuan për përdorimin e masave të shtyllës së parë dhe të dytë, dhe pas vlerësimit rreth 170 ndërmarrje nënshkruan një Marrëveshje të Ndihmës Financiare.

Kjo do të thotë se kompanitë kanë investuar 230 milion Euro duke krijuar 4.577 vende të reja pune.

Midis 2017 dhe 2019 kemi pasur një IHD rekord prej 741 milion Euro, krahasuar me 555 ndërmjet 2015 dhe 2017 dhe 457 milion Euro në periudhën 2013-2015. Kjo rritje e qëndrueshme është rezultat i strategjisë sonë të qëndrueshme.

E gjithë kjo ka kontribuar në rritjen e ekonomisë së përgjithshme, uljen e papunësisë, rritjen e eksporteve dhe promovimin e teknologjive të reja në proceset e prodhimit.

Por ekziston edhe një faktor tjetër kyç: Stabiliteti politik që i sollëm vendit për shkak të anëtarësimit në NATO dhe perspektivës së BE-së.

Kjo tregon qartë se investitorët kërkojnë stabilitetin politik dhe besueshmërinë, të cilën duhet të sigurojmë në vitet vijiuese për të vazhduar këtë zhvillim të suksesshëm dhe për të rritur më tej investimet dhe krijimin e vendeve të reja të punës në vendin tonë.

Rritja e punësimit, paga më të larta, standard më i mira i jetes – këto janë më shumë sesa pretendime politike, nuk është e mjaftueshme t’i përdorim si parulla. Zhvillimi ekonomik kërkon koncepte, strategji dhe besueshmëri të qartë.

Ne dëshmuam në vitet e kaluara që konceptet tona japin rezultate dhe janë të sukseshme Këto janë fakte të pamohueshme.

BDI arriti të zbatojë plotësisht programin e vet – atë që e thamë, e bëmë.

Në vitet e ardhshme duhet të vijojmë të punojmë shumë, duhet të sigurojmë stabilitet politik dhe koncepte të qarta për të garantuar suksesin ekonomik.

BDI nuk do të mbështetet vetëm në progresin që kemi bërë vitet e kaluara, do të ofrojmë vende punë për të gjithë, paga më të larta dhe standarde më të mira jetese.

Ky është fokusi ynë: Të krijojmë një ekonomi të suksesshme, nga e cila përfitojnë qytetarët.

Me përkrahjen tuaj, BDI arriti të realizon programin e vet në tërësi , atë që e themi, atë e bëjmë dhe ju faleminderojnë për besimin e dhënë.

Ndërsa nga tani, angazhohemi bashkë për përmirësimin e cilësisë së jetës, bashkë për zhvillim dhe vende pune për të gjithë, bashkë për ti dhënë fund drejtësisë joselektive nëpërmjet të vetingut, bashkë për rininë tonë si prioritet absolut i joni dhe përafrimin e standardeve tona me ato të Bashkimit Evropian.

Kemi bërë shumë punë, por edhe shumë punë kemi për të bërë.

Ne i ftojmë të gjithë të kontribuojnë dhe të punojnë sëbashku për këto çështje të rëndësishme për qytetarët në Maqedoninë e Veriut.

Marketing