BDI-Saraj: Saraji bastion i Ali Ahmetit

Shtabi Komunal I Bashkimit Demokratik për Integrim-Saraj, I udhëhequr nga shefi I Shtabit Isni Jakupi, ka realizuar takime me shumicën e shtabeve lokale në shumicën e vendbanimeve. Në këto takime janë dhënë sqarimet e nevojshme për zgjedhjet presidenciale dhe qëndrimet politike të liderit të BDI-së Ali Ahmetit, ku këto ide dhe qëndrime mirë priten nga shumica e qytetarëve të Sarajit.

Marketing

Nga Shtabi Komunal-Saraj, thonë se vizitat nëpër shtabet lokale do të vazhdojnë edhe në të ardhmen në të gjitha vendbanimet, por deri më tani të gjitha aktivitet janë realizuar me sukses dhe sipas dinamikës së paraparë.

“ Ne si Shtab Komunal-Saraj, kemi vizituar një pjesë të madhe të vendbanime, ku kemi bërë shpjegimet e duhura për zgjedhje presidenciale, gjithë ashtu kemi afirmuar qëndrimet liderit tonë z.Ali Ahmetit. Deri më tani mundë të konstatojmë se ideja dhe qëllimi I Ali Ahmetit, mirë pritet. Sipas analizave të deri tanishme BDI-Saraj, edhe më tutje mbetet bastion I Ali Ahmetit. Ne si Shtab, tani po bëjmë përgatitjet e duhura që të organizojmë një pritje madhështore kreut partiak, që do të zhvillohet me 15 prill në Saraj, ku ai personalisht do të përcjellë porositë politike për zgjedhjet presidenciale dhe për proceset euroatlantike në NATO dhe BE”, thonë nga Shtabi Komunal I Sarajit.

Marketing