BDI: Shëndeti në vend të parë, respektoni masat e kujdesit!

Në mbledhjen e sotme të shtabit qëndror zgjedhor të thirrrur nga
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, u shqyrtua
situata aktuale në vend, masat për kujdes dhe hapat për rimëkëmbje
ekonomike.

Marketing

Të gjithë bashkarisht synojmë kthimin sa më të shpejt në normalitet dhe
ta rindërtojmë e përforcojmë ekonominë tonë, por çdo kthim në rutinën e
përditshme me doemos duhet të përcillet me respekt të pakomprokis të
masave për kujdesi nga qytetarët që të parandalohet rritja e numrit të
të infektuarve.

Mosrespektimi i masave dhe mospasja e kujdesit mund të shkakton pasoja
të paparashikueshme afatgjata që do ta lëndojnë gjithë shoqërinë.

Prandaj, Shtabi Qëndror Zgjedhor i BDI, në përputhje me rrethanat e reja
dhe parashikimet për javët në vijim, do të zhvillojë konsultime
intenzive me institucionet dhe ekspertët dhe vlerësimet dhe vendimet e
veta do ti vendos në përputhje me sygjerimet e ekspertëve të cilat nuk
guxojnë të ndikohen politikisht, por të sillen me përgjegjësi për
shëndetin publik.

BDI apelon deri tek qytetarët që ti respektojnë masat e kujdesit,
mbajtjen e maskave mbrojtëse, distancën fizike, të evitojnë çdo mbledhim
dhe të mbajnë higjienën personale në nivel.

Marketing