BDI shpall zgjedhjet në degët e forumit rinor

Kryesia e Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim shpall të hapura zgjedhjet e Kryesisë së Forumeve Rinore nëpër të gjitha Degët

Marketing

Dje, në datë 30.05.2019 u mbajt mbledhja e radhës e Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Në këtë mbledhje u bë prezantimi i departamenteve nga ana e udhëheqësve të tyre, si dhe I sektorëve që janë pjesë përbërëse e departamenteve. U diskutua për përfaqësimin e anëtarëve të kryesisë nëpër departamente, përfaqësimin e anëtarëve të jashtëm të cilët duan të kyçen në departamentet dhe sektorët përkatëse.

U diskutua dhe u shpalosën idetë e të gjithë anëtarëve pjesëmarrës në mbledhje në lidhje me mënyrën e funksionimit të forumit si dhe aktivitetet që do të bëhen në vazhdim.

U formua komisioni zgjedhor qendror I Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim nga këto anëtarë:

Avni Rustemi – Kryetar komisioni

Drilon Lleshi – Anëtar

Jetmir Asani – Anëtar

Arta Axhiu – Anëtare

Fjolla Aliu – Anëtare

Florent Bislimi – Anëtar

Trashigim Asani – Anëtar

Njëherit Kryesia e Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim i shpall të hapura zgjedhjet e Kryesisë së Forumeve Rinore nëpër të gjitha Degët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Marketing