BDI: Taravari sërish mashtron, nuk u përgjigjet fakteve dhe argumenteve (Foto)

I tmerruar nga denoncimi i veprimeve joligjore gjatë realizimit të procedurave për furnizimet publike në komunën e Gostivarit, Taravari sërish shërbehet me deklarata të të pa baza me qëllim për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik.

Marketing

Në reagimin e tij në televisionin “Globi”, në Gostivar Taravari del nga konteksti i problematikës dhe flet për diçka tjetër.

BDI, dega në Gostivar më datë 27 korrik denoncoi që në konkursin me numër rendor: 24-1007/2, data: 15.05.2018 për përzgjedhjen e projektit ideror për ndërtimin e “Aqua” Parkut të shpallur nga komuna e Gostivarit, konstatohet që kompania projektuese ka përgatitur projektin para se të shpallej konkursi nga komuna e Gostivarit.

Përsërisim që në projektin ideor të kompanisë e cila fitoi furnizimin publik, shihet qartë fotografitë e bëra gjatë stinës së dimrit nga vendi ku është paraparë me plan detal është planifikuar Sport dhe rekreacion. Nga ky fakt, konstatojmë që fotografitë nga lokacioni i paraparë në planin detal janë realizuar në periudhën dimrore, kurse Taravari furnizimin publik e ka shpallur me datë 15.05.2018, gjë që dëshmon që procedura e tenderimit është bërë formalisht dhe firma fituese ka qenë e paracaktuar.
Kurse Taravari në reagimin e tij flet për procedurë tjetër, respektivisht tender për fillimin e punimeve për ndërtimin e “Aqua Parkut”.

Nëse ka argumente, Taravari duhet të përgjegjet se si është e mundur që kompania fituese e ka ditur se do të hapet konkursi dhe disa muaj përpara ka dalur në terren për të fotografuar hapësirën e planifikuar për ndërtim. Kjo dëshmohet me fotografitë e paraqitura në projektin ideor.
Në denoncim, u paraqitën fakte dhe argumente, dhe nuk ishte një deklarim i stilit të Taravarit, me muhabete, rrena, demagogji dhe vajtime. Shpalosëm fakte për montimin e tenderit për planin ideor, kurse nuk u potencua asgjë për realizimin e punëve.

Duke devijuar çështjen, opinioni me të drejtë e kupton që duke u gjendur përpara një akti të kryer tenton që të mbulon gjurmët e krimit dhe të defokuson opinionin publik, ashtu siç e bënë çdoherë.

(Reagim lidhur me deklaratën e Taravarit të dhënë për Tv Globi)

BDI, dega Gostivar