BDI zgjedh shefin e Shtabit Zgjedhor për Referendumin në Gostivar

Saranda Imeri, nënkryetare e degës së Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, do të udhëheq me Shtabin Komunal Zgjedhor për fushatën e Referendumin të 30 Shtatorit.

Marketing

Kështu vendosi me unanimitet Kryesia e degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në mbledhen e mbajtur të Hënën në mbrëmje në Gostivar.

Në fjalimin e tij, Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, z. Nevzat Bejta potencoi që: “Referendumi i 30 Shtatorit është i një rëndësie jetike për qytetarët dhe të ardhmen Euro – Atlantike të Republikës së Maqedonisë”.

“Referendumi është shumë i rëndësishëm. Ky vit është shumë me rëndësi për shoqërinë tonë. Besoj që Referendumi do të jetë i sukseshëm. Nuk besoj që do të ketë faktor politik në Maqedoni që do të jetë për bojkotim të Referendumit. Do të mobilizohemi si strukturë politike që të kemi një Referendum me rezultat pozitiv. Jam në terren dhe çdo ditë në kontakt me qytetarët jam optimist për mbështetje të madhe Për Referendumin”, tha mes të tjerash nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, z. Nevzat Bejta.

Bejta tha që me rezultatin pozitiv të Referendumit, Maqedonisë do ti hapen dyert për inkuadrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Në mbledhje u diskutua për dinamikën e aktiviteteve në fushatën Për Referendumin e 30 Shtatorit.

Marketing