BE 9 miliardë euro investime për Balkanin Perëndimor,si do përdoren paratë

9 miliardë euro do të financojë Bashkimi Europian për Ballkanin Perëndimor në kuadër të zhvillimit ekonomik dhe rimëkëmbjes së rajonit.

Marketing

Lajmi është konfirmuar nga Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili është shprehur se financimet do të jenë në fushat e transportit, energjisë, tranzicionit të gjelbër dhe digjital, si edhe për të krijuar rritje të qëndrueshme dhe vende pune.

 “Sot ne paraqesim planin Ekonomik dhe të Investimeve për  Ballkanin Perëndimor për të rritur zhvillimin ekonomik dhe rimëkëmbjen e rajonit. Ne do të mobilizojmë deri në 9 miliardë euro financim për anijet kryesore të investimeve në transport, energji, tranzicionin të gjelbër dhe dixhital, për të krijuar rritje të qëndrueshme dhe vende pune”, shkruan komisioneri Varhelyi në Twitter./

Marketing