BE dhe Londra fillojnë betejën pas Brexitit

Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe filluan sot betejën pas-Brexit duke shfaqur linjat e kuqe të marrëdhënies së tyre të ardhshme, që mbetet për t’u ndërtuar me çmimin e negociatave të vështira dhe tashmë të tensionuara.

Marketing

Dy palët duhet të bien dakord për një arkitekturë të re të kësaj marrëdhënieje, veçanërisht ato tregtare, thelbi i diskutimeve të vështira.

“Aksesi në tregjet tona do të jetë në proporcion me angazhimin e marrë nga britanikët për të respektuar një numër të caktuar rregullash”, theksoi sot negociatori europian, Michel Barnier duke nënvizuar se nuk do të ketë marrëveshje tregtare nëse nuk ka marrëveshje mbi peshkimin.

Marketing