BE e ndihmon Kosovën me 5 milionë euro për luftimin e koronavirusit

Bashkimi Evropian do ta ndihmojë Kosovën me pesë milionë euro në luftën kundër koronavirusit.

Marketing

Kjo është konfirmuar nga vet zyra e BE-së në Kosovë me anë të një njoftimi për media.

Aty thuhet se BE ka qenë gjithmonë me popullin e Kosovës, në kohëra të mira dhe në kriza.

Ata kanë bërë të ditur se janë duke punuar me organizatat ndërkombëtare për alokimin e mjeteve për Kosovën për luftimin e COVID-19.

“BE ka qenë gjithmonë me popullin e Kosovës, në kohëra të mira dhe në kriza. Ne jemi duke punuar me organizatat ndërkombëtare të ndihmës për alokimin e pesë milionë eurove në Kosovë për të ndihmuar në luftimin e COVID-19. Qëllimi jonë është të ndihmojmë në mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së njerëzve”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Më herët, BE e ka ndihmuar edhe Serbinë me gjithësej 7.5 milionë euro.