BE-ja e shqetësuar nga vendimi i Kosovës dhe Serbisë për hapjen e ambasadave në Kuds

Zëdhënësi i Komisionit të Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, tha se blloku evropian është në favor të një zgjidhje dyshtetërore të çështjes Izrael-Palestinë dhe se hapat diplomatikë të Serbisë dhe Kosovës, të cilat u njoftua se do të hapin ambasadat e tyre në qytetin e Kudsit, përbëjnë “shqetësime serioze”.

Marketing

Në konferencën e përditshme për shtyp, Stano iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me njoftimet se Kosova dhe Serbia do të hapin ambasadat e tyre në Kuds pas marrëveshjeve së tyre me Shtetet e Bashkuara javën e kaluar.

Stano deklaroi qëndrimi i BE-së rreth transferimit të ambasadave në Kuds nuk ka ndryshuar.

“Vendet anëtare të BE-së nuk kanë ambasada në Kuds. Delegacioni i BE-së nuk gjendet në Kuds. Kjo situatë është në përputhje me rezolutën 478 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1980”, tha Stano.

Duke kujtuar se BE-ja mbështet zgjidhjen me dy shtete, Stano deklaroi se statusi i Kudsit do të jetë gjithashtu pjesë e kësaj zgjidhjeje dhe nënvizoi vendimin e BE-së që Kudsi duhet të jetë kryeqyteti i të dy shteteve.

“Meqenëse Kosova dhe Serbia e kanë deklaruar si prioritet të tyre strategjik procesin e anëtarësimit në BE, BE-ja pret që dy vendet të veprojnë në përputhje me këtë angazhim. Perspektiva e BE-së nuk duhet të minohet. Serbia vazhdon negociatat e saj të anëtarësimit në BE. Ajo duhet të përputhet me politikat dhe pozicionet e pranuara nga BE-ja. Në këtë kontekst, çdo hap diplomatik që do të vinte në pikëpyetje pozicionin e përbashkët të BE-së mbi Kudsin përbën shqetësim dhe pikëllim serioz”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian.

Marketing