BE-ja filloi të bisedojë për hapjen graduale të kufijve

Ministrat e Punëve të Brendshme të BE-së, sot kanë mbajtur mbledhje virtuale, ku bisedohej, mes tjerash, për hapjen graduale të kufijve të brendshme dhe të jashtme të BE-së, por ende nuk është arritur marrëveshje përfundimtare, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Marketing

Ministrat, si dhe Komisioni Evropian, insistojnë që çdo heqje e kufizimeve për udhëtim duhet të miratohet në mënyrë të koordinuar, posaçërisht mes vendeve fqinjë. Vendet anëtare të BE-së, rregullisht koordinohen për lëvizje të papenguar të mallrave dhe prodhimeve esenciale, si dhe pajisje mjekësore.

Lidhur me kufizimet kufitare, të vendosura në fillim të pandemisë, ministrat evropian vlerësuan se “kufijtë do të mund gradualisht sërish të hapen, duke filluar nga rajonet ku u regjistrua rënie e rasteve me Kovid-19”, informoi Kryesia kroate, e cila e ka udhëhequr mbledhjen e sotme.

Afatet, megjithatë, tani për tani nuk janë vendosur, ndërsa ministrat do të vazhdojnë të diskutojnë intensivisht në këtë temë gjatë ditëve të ardhshme.

U bisedua edhe për opsionin për aplikacione celulare, për ndjekjen e kontakteve, si një nga masat kyçe për heqjen e kufizimeve.