Shefja e Zyrës sa e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova me rastin e pranin dorëzimit të këtij donacioni, bëri të ditur se javën e ardhshme BE do t’i sjell donacion shëndetësisë kosovare edhe ventilator.

Ajo tha se është krenarë që be ka arritur t’i ndihmojë Kosovës e cila nuk ka një sistem shëndetësor të përgatitur nëse ka përhapje më të madhe të pandemisë.

Derisa porositi që të respektohen masat e rekomanduara nga IKSHP, Apostolova tha se qytetarët nuk po i respektojnë distancën dhe mbajtjen e maskës she kështu po i rrezikojnë të tjerët

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se janë duke u përkujdesur që shpërndarja s donacioneve të shkojë aty ku ka nevojë.

I pari i shëndetësisë kosovare apeloi që të respektohen masat.

Ndërsa, drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani tha se sot pranuan teste dhe mjetet tjera sanitare që do i ndihmojnë ata.

Falënderues për këtë donacion ishte edhe drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu i cili u shpreh se miqtë po i ndihmojnë Kosovës në përballimin e ditëve të vështira.