BE-ja vendos standarde të reja në lidhje me ndotjen e automjeteve

Teste më të forta kundër ndotjes nga makinat hynë sot në fuqi në Bashkimin Europian.

Marketing

Ato vijnë si përgjigje ndaj skandalit të vitit 2015 që preku automjetet “Volkswagen” në lidhje me ndotjen, ku disa prej automjetve me motor diesel të prodhuesit gjerman ishin punuar në mënyrë që të mashtronin testet, ndërkohë që prodhonin sasi ndotjeje përtej normave.

Kontrollet e reja janë pjesë e Harmonizimit Ndërkombëtar e Procedurave të Testeve për Automjetet e Lehta (WLTP).
“Ato janë përpunuar në mënyrë që të masin ndotjen duke përdorur të dhëna reale dhe jo duke u bazuar në profilet teorike, që ishte baza e testeve të mëparshme”, thotë BE-ja.

Marketing