BE kërkon të sigurojë Ballkanin Perëndimor për të ardhmen europiane

Drejtuesit e BE-së do të përpiqen të sigurojnë Ballkanin Perëndimor për të ardhmen e tyre europiane dhe t’u tregojnë atyre që nuk i kanë harruar gjatë krizës së koronavirusit të ri.
Ky samit virtual i Bashkimit Europian me përfaqësuesit e gjashtë vendeve ballkanike ishte parashikuar fillimisht në Zagreb, kryeqyteti i Kroacisë që mban presidencën e radhës të Bashkimit Europian.

Marketing

Virusi që ka shkaktuar më shumë se 250 000 të vdekur në mbarë planetin dhe ka prekur shumë rëndë Europën, ndodhet në axhendën e një samiti, i cili fillimisht do të përqendrohet në aspiratat e gjashtë vendeve ballkanike për anëtarësimin në BE.
Me më pak se 500 të vdekur, 18 milionë banorët e Ballkanit Perëndimor e kanë shmangur për momentin një skenar eksploziv italian.

Por, drejtuesit europianë kërkojnë të sigurojnë mbështetjen e tyre për këtë rajon të Europës, ku emigrojnë në masë profesionistët mjekësorë, në një moment kur pandemia ka goditur ekonominë e bllokut dhe ka forcuar kufijtë.

Brukseli njoftoi një ndihmë prej më shumë se 3,3 milliardë euro për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor për të luftuar kundër COVID-19 dhe për të rimëkëmbur ekonomitë.

– “E ardhmja është në BE” –

Që prej asaj kohe, europianët janë angazhuar për të konfirmuar ndihmën shëndetësore të vazhdueshme të injektuar që prej 20 vitesh në Ballkanin Perëndimor dhe ndihmat specifike të destinuara për luftën kundër koronavirusit.

“Kjo ndihmë konfirmon solidaritetin e fortë të Brukselit”, theksoi në një komunikatë presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

“Ne kemi përgjegjësi të veçantë për të ndihmuar partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor sepse e ardhmja e tyre është qartësisht në BE”, shtoi ajo.

Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Serbia janë në stade të ndryshme të procedurës europiane.

Në paketën kryesore, Serbia dhe Mali i Zi hapën negociatat e pranimit vite më parë. Bosnja dhe Kosova nuk kanë ende statusin e kandidatit.

Në mars, pas shtyrjeve të shumta, Brukseli i dha dritën e gjelbër hapjes së bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

“Samiti do të tregojë angazhimin e BE-së për perspektivat europiane të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi një burim diplomatik në Bruksel.

Kandidatët do të kujtohen gjithashtu për reformat që do të duhet të zbatojnë”.

Marketing