BE marrëveshje kundër te*rrorizmit me Maqedoninë dhe Shqipërinë

Bashkimi Evropian (BE) ka nënshkruar marrëveshje kundër terrorizmit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, raporton Anadolu Agency.

Marketing

Marrëveshjet u nënshkruan në Bruksel nga komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Sandër Leshaj dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski.

Marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të “Planit të Përbashkët të Veprimit për Luftimin e Terrorizmit për Ballkanin Perëndimor” mes BE-së dhe vendeve të rajonit, përveçse do të përcaktojnë fushat prioritare të veprimtarisë, po ashtu do të hapin edhe rrugën e sigurimit të ndihmave nga BE-ja.

Sipas marrëveshjes do të bëhet shkëmbim i informacioneve mes palëve. Pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve, Avramopoulos theksoi se për herë të parë në Ballkanin Perëndimor kanë nënshkruar këto lloje të marrëveshjeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se në kuadër të marrëveshjeve synojnë rritjen e bashkëpunimit në fushat si ekstremizmi i dhunshëm, kthimi i terroristëve luftëtarë të huaj në Evropë, financimi i terrorit dhe lufta me pastrimin e parave.