BE me ndihmë prej katër milion euro për nevoja urgjente mjekësore

Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar sot nënshkroi paketë financiare në vlerë prej katër milion euro për nevoja emergjente mjekësore të Maqedonisë së Veriut në përgjigje të krizës me Kovid-19.

Marketing

Ndihma nga BE, siguron furnizime me maska, ventilatorë, komplete testimi, pajisje mjekësore dhe sasi të konsiderueshme të pajisjeve për mbrojtje personale. Do të zbatohet nga UNOPS – Zyra e KB për shërbime projektuese.

Ndihma e vazhdueshme është pjesë e pakos së solidaritetit të BE-së për vendin tonë në vlerë prej 66 milion euro, dedikuar për menaxhimin me gjendjen e koronavirusit. Si pjesë e paketës, përveç këtyre katër milion eurove për nevoja emergjente mjekësore, BE gjithashtu siguron edhe 50 milion euro për rimëkëmbje socio-ekonomike, nëntë milion euro për ndihmë të sektorit privat dhe tre milion euro për mbështetje të drejtpërdrejtë të buxhetit.