“BE për komunat”, 5 mln euro për projekte që përmirësojnë shërbimet

5 milion euro para europianë do të ju ndahen komunave për realizimin e projekteve në përmirësimin e shërbimeve komunale. Shpallja në kuadër të projektit“BE për Komunat”, tashmë është e hapur e do të presë projektet deri më 30 dhjetor. Kusht do të jetë që projektet të ofrojnë mënyra të reja të zgjidhjes së problemeve me të cilat ballafaqohen komunat.
“Kjo ndihmë ka për qëllim këmbimin e përvojave në mes komunave të BE-së dhe vetqeverisjet lokale në RMV. Duke u përqëndrua që në mënyrë sa më të mirë të zgjidhen shqetsimet dhe problemet në nivel local. Zhvillimi I koncepteve innovative dhe përodrimi resurseve nacionale në ballafqimin e problemeve lokale inkurajohen në kuadër të shpalljes.”, Dejdid Gir, ambasador i BE-së në RMV.
“BE siguron pesë milion euro që do të implementohen në komunat, projektet e të cilave do të aprovohen. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale siguron 600.000 euro nga buxheti i shtetit për të bashkëfinancuar projektet e miratuara. Në këtë mënyrë iu bëjmë më të lehtë komunave që të aplikojnë dhe i bëjmë më të arritshme në përdorimin e fondeve të Bashkimit Evropian.”, tha Goran Milevski, ministër i vetëqeverisjes lokale.
“Konsideroj se komunat do të japin maksimumin e tyre dhe do të aplikojnë për mjetet nga projekti. Në bashkëpunim me kolegët evropianë do të sigurojnë zgjidhje inovative për permirsimin e shërbimeve komunale dhe përfocimin e kapaciteteve të administratëa komunale.”, tha Petre Shilegov, krytetar i BNJVLM-së.
Nëpërmjet këtij projekti synohet qe vetëqevrisja lokale e RMV t’i përafrohen principeve bazë të BE-së. Me ndihmën e BE-së vetëqeverisjet lokale do t’i përmirësojnë shërbimet komunale dhe do të jenë më të përgatitur që të ndërmarin kompetenca më të gjëra. Thirja “BE për Komunat” kofinancohet edhe nga qeveria.
Marketing