Marrëveshja për reformën zgjedhore mbrëmjen e kësaj të premteje është përshëndetur edhe nga ndërkombëtarët.Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Xhozef Borrel thekson se Kodi i ri Zgjedhor, pas miratimit nga Parlamenti, do t’i japin Shqipërisë një proces zgjedhor me integritet, bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR, kusht kryesor ky për nisjen e negociatave të pranimit.
Edhe komisioneri për zgjerimin Oliver Varheili shprehet se ky është një hap i madh në rrugën Europiane të Shqipërisë.

Ambasada e SHBA, e BE, Britanisë së Madhe dhe përfaqësues të OSBE patën një rol kyc në negociatat mes palëve gjatë ditëve të fundit.