BE: PSP duhet ta vazhdojë misionin për luftimin e krimit

BE ndjek nga afër përgatitjet për të ndryshuar ligjin për funksionet e Prokurorisë Speciale Publike si pjesë të Prokurorisë Publike.

Marketing

Në komunikatë theksohet se PSP u krijua nga partitë kryesore politike përmes Marrëveshjes së Przhinos për të siguruar llogaridhënien për përgjimin e paligjshëm të komunikimit dhe përmbajtjen e tyre.

“PSP ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme për të rivendosur llogaridhënien dhe për të luftuar mosndëshkimin. Është me rëndësi të veçantë që PSP të vazhdojë t’i ndjekë ata që janë përgjegjës në mënyrë profesionale dhe të pavarur”, vlerëson misioni i BE-së në Shkup.

Marketing