BE zgjat kohën e skemës së ndihmës shtetërore

Teksa pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në Europë, Komisioni i BE ka vendosur të zgjasë deri më 31 dhjetor 2021, skemën e përkohshme të ndihmës shtetërore të vendosur marsin e kaluar për të mbështetur ekonomitë gjatë pandemisë.

Marketing

Mbështetja do të vazhdojë të bëhet përmes granteve direkte, avantazheve tatimore, garancive të huasë shtetërore, huave publike të subvencionuara për bizneset, siç ka qenë deri më tani.

“Ndikimi i Covid është ende i fortë, ne duhet të veprojmë shpejt për ta menaxhuar atë”, tha nënkryetarja e Komisionit të BE, Margrethe Vestager.

Bashkimi Evropian ka miratuar edhe udhëzimet për certifikatën e vaksinimeve Covid për qëllime mjekësore, për të arritur ndërveprimin në nivelin evropian. Përmbajtja e certifikatave të vaksinimit do të jetë uniforme, me të njëjtën grup të dhënash.

Marketing