Bebe Rexha: Do ndërtojë dy shtëpi – Paratë do menaxhohen nga unë, jo nga qeveria

Bebe Rexha premtoi ndërtimin e dy shtëpive në fshatin Bubq.

Marketing

Këngëtarja me origjinë shqiptare mbërriti sot nga SHBA në Shqipëri për të monitoruar situatën nga afër.

Bebe mblodhi paratë së bashku me fansat e saj dhe se do menaxhohen nga ajo dhe jo qeveria shqiptare.

“Do menaxhohen nga unë dhe jo nga qeveria. Është me të vërtetë për të ardhur keq me çfarë ka ndodhur këtu. Ndaj edhe unë erdha “- tha Rexha para mediave raporton Ora News përcjellë Klan Kosova.

“Nesër kam shfaqje në Çikago dhe në ditën e pushimit erdha këtu. Mblodha para me fansat e mi, ndaj erdha të takoj familje Musa të shoh shtëpinë. Jemi këtu me arkitektët dhe shpresojmë të mbledhim sërish para për të ndërtuar para edhe për dy shtëpi të tjera. Deri tani kemi mbledhur para për dy shtëpi. Shpresoj të mbledhim sërish” theksoi Rexha.

Marketing