Bebe Rexha përjetoi ankth dhe depresion nga komentet negative, ja cila këngëtare e ndihmoi

Rrjetet sociale duket se janë “armiku” i këngëtareve të famshme. Edhe Bebe Rexha ka patur probleme me komentet negative, por ia ka dalë ti mposhtë falë ndihmës së Katy Perry.

Marketing

Këngëtarja e hitit “Meant to Be” pranoi për ‘The Sun’ se kaloi në depresion dhe përjetoi ankth nga ofendimet që i bënin vazhdimisht. Por Katy Perry zbuloi se si arriti ti mposhtte, duke i dhënë këshillë Bebe Rexhës gjatë turneut në Brazil.

“Ato ditë isha në depresion, ndërkohë lexova një tweet ku më tallën, nga kjo u nervozova dhe u stresova shumë. Katy ishte pranë dhe më tha që nuk duhet të merrem me këto komente, ajo tha, ‘Mund të lexosh 1 mijë lajme të mira dhe prapë do të ngelet në mendje komenti i keq që do të të shkatërrojë ditën'”, tha Rexha.

Marketing