Beckham po bën gati ‘çmendurinë’: Ronaldo dhe Messi në Inter?!

Legjenda e futbollit anglez, David Beckham po bën gati dy ‘bomba’ të transferimit.

Marketing

Gjatë një interviste, ish-futbollisti i Real Madridit tani pronar në klubin nga MLS, Inter Miami, Beckham tha se ka në plan të sjellë në Amerikë dyshen më të mirë në Botë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, transmeton IndeksOnline.

“Unë e di që tifozët pëlqejnë të shohin yjet më të mëdhenj të futbollit. Ne tashmë kemi Gonzalo Higuainin dhe Blaise Matuidi dhe në të ardhmen do të përpiqemi të sjellim edhe lojtarë tjerë. Dikush përmendi Ronaldon dhe Messin. Ata janë të shkëlqyeshëm, sigurisht që në 15 vitet e fundit janë më të mirët. Ne duam t’i shohim këtu, dhe Miami është vendi më i bukur për të gjithë, sidomos për ata dy”, ka thënë Beckham.

Kujtojmë që gjatë verës Lionel Messit i skadon kontrata me Barcelonën dhe shumë lehtë pritet largimi – kurse Ronaldos i skadon gjatë qershorit të vitit 2022./IndeksOnline/

Marketing