Bedri Islami ish kreu i LPK-së

Në arkivin e LPKsë është një proces ku Adem Jashari për herë të parë kërkon haptas dhe thotë ne jemi gati të bëjmë çdo javë nga një aksion kështu shprehet Bedri Islami ish kreu i LPK së informon Tetovasot

Në rrëfimin e tij ai thotë se por dikush do t’i marr përsipër sepse lëvizjet kaçake përfundojnë si kaçak dhe ne nuk duhet të jemi lëvizje kaçake.
Islami shprehet se një nga njerëzit që më së pari e përqafon idenë e një lëvizjeje të armatosur është Ali Ahmeti,pa asnjë dyshim.

Bëhet mbledhja e Kërçovës që është një mbledhje e jashtëzakonisht e rëndësishme në historinë e Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës,ku për herë të parë hidhen poshtë tezat nënshtruese qoftë të organizatave ilegale dhe vendoset përfundimisht luftimi.
Ali Ahmeti është ndër anëtarët e parë të udhëheqjes së lartë të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe ndër anëtarët e parë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,kjo është shumë e rëndësishme shprehet midis të tjerash Islami mbi aktivitetet patriotike të Ali Ahmetit.

Adem Jashari sipas tij e ka patur lidhjen kryesore me Ali Ahmetin,Zahir Pajaziti me pseudonimin Ismeti e ka patur lidhjen me Ali Ahmetin, Adrian Krasniqi dhe Qerim Kelmendi kanë qenë ndërlidhësit e Ali Ahmetit Konjushevci-Mërgimi poashtu. Pra e gjithë ajo strukturë që do formonte pastaj Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës kalon nëpërmjet këtij njeriu pra Ali Ahmetit tha Islami.

https://www.facebook.com/watch/?v=583965465485500&t=0