Befasi: De Ligt bëhet me skuadër të re?

Ajax po shqyrton mundësinë e rikthimit në skuadër të ish kapitenit Matthijs de Ligt, shkruan gazeta portugeze ‘A Bola’.

Marketing

Kampionët holandez verën e kaluar e shiten De Ligt te Juventus për 86 milionë euro, por 20 vjeçari nuk ka arritur të justifikojë shumë e madhe të paguar për të.
Ai nuk ka arritur të përfshihet në skemat e trajnerit Maurizio Sarri, ndërsa në dy ndeshjet e fundit ka humbur edhe vendin e titullarit, duke u zëvendësuar nga turku Merih Demiral, që po kalon në super formë.

De Ligt ka pasur disa ndeshje të dobëta te Juventus, dhe raportohet se i riu holandez nuk po ndihet mirë në Torino.
Është tani Ajax që po kërkon rikthiomin e tij në skuadër, me një huazim të mundshëm deri në fund të sezonit.
Ajaxi ka nevojë për një lojtar në qendër të mbrojtjes pas lëndimit të Daley Blind.

Marketing